Dy rusët në Asamblenë e Interpolit me fjalime të ndryshme për Kosovën

Shteti rus dihet historikisht se ka pasur qëndrime kundër Kosovës.

Një qëndrim të tillë e ka pasur përfaqësuesi i Policisë ruse për anëtarësimin e Kosovës në INTERPO, shkruan Gazeta Insajderi.

Përfaqësuesi rus është deklaruar kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Por një qëndrim tjetër ka pasur zyrtari tjetër rus që është anëtar i lartë i organizatës së INTERPOLIT.

Ai ka lexuar raportin vlerësues për Kosovën. Raport i sekretariatit që e rekomandon votimin pro.

Mediat serbe përndryshe kanë kritikuar Rusinë, se ia kanë kthyer shpinën Serbisë në këtë betejë. /Insajderi.com