Dy sekretarët e ministrive që ia panë hairin mbledhjes së 149-të të Qeverisë Mustafa

Dy sekretarët e ministrive që ia panë hairin mbledhjes së 149-të të Qeverisë Mustafa

Kapllan Halimi, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Veton Firzi, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, do të vazhdojnë të punojnë në të njëjtin objekt edhe për një mandat.

Të dytë ia kanë parë hairin mbledhjes së 149 të Qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa.

Atyre u është vazhduar kontrata e punës, raporton Insajderi.

Firzi i cili është një veteran i kësaj pozite në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, pasi është emëruar në këtë pozitë me 25 maj të vitit 2011, bashkë me Kapllanin kanë marrë dritën e gjelbër nga kabineti qeveritar për edhe një mandat në këtë pozitë.

“Në mbledhjen e sotme u miratua edhe vendimi për vazhdimin e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe vendimi për vazhdimin e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, thuhet në komunikatën e Qeverisë. /Insajderi.com