Dy shkolla në Prishtinë vazhdojnë mësimin normalisht – nuk i përmbahen vendimit të SBAShK-ut për grevë

Dy shkolla në Prishtinë vazhdojnë mësimin normalisht – nuk i përmbahen vendimit të SBAShK-ut për grevë

Dy shkollat kryesore në Prishtinë “Faik Konica” dhe “Ismail Qemajli” nuk po i përmbahen vendimit të SBAShK-ut për një grevë dy orësh.

Gazeta Insajderi raporton se në këto shkolla mësimi ka vijuar normalisht.

Ndërkohë që shkolla e mesme teknike “28 Nëntori”, nuk është duke mbajtur mësim sepse nxënësit nuk kanë shkuar në shkollë, për shkak të paralajmërimit të grevës. Kështu që profesorët po presin ardhjen e nxënësve.

Këshilli Drejtues i SBAShK-ut, Federata e Sindikatës së Shëndetësisë dhe ajo e Policisë së Kosovës, sot kanë paralajmëruar se do të mbajnë grevë.

Greva mbahet për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për suspendimin e Ligjit për Paga.

Grevë dyorëshe në arsim është paralajmëruar të mbahet në çerdhe, në universitete dhe në të dy ndërrimet e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës.

“Greva dyorëshe në çerdhe fillon nga ora 6:30  deri në orën 8:30. Greva në Universitete   greva fillon në orën 8 deri në orën 10. Greva në shkollat e Kosovës  mbahet  në dy orët e para në të dy ndërrimet. Greva dyorëshe në arsim është alarmi i fundit dhe kushdo që punon për të zhgënjyer punëtorët e arsimit, shëndetësisë dhe të policisë së Kosovës duhet ta di se do të përballet me reagimet shumë më radikale sindikale”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com