Dy shqiptarë kapen me 91 kg marihuanë në makinë

Dy shqiptarë kapen me 91 kg marihuanë në makinë

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi u kapën me 91.15 kg hashash në makinë. Sipas raportimeve të mediave helene, operacioni për kapjen e shqiptarëve u zhvillua në Mavromati, ndërsa droga po transportohej me një makinë me targa shqiptare.

Më tej në raportim thuhej se lënda narkotike ishte vendosur në çdo pjesë të mundshme të makinës, ndërsa po transportohej për në kryeqytetin e Greqisë.