
Goal.com ka publikuar njëmbëdhjetëshin e dështuar të javës së 22 në Premier Ligë. Në këtë formacion bëjnë pjesë edhe dy shqiptarët që luajnë në Premier Ligë, Granit Xhaka dhe Adnan Januzaj.
Granit Xhaka u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 64 duke lënë kështu skuadrën e tij me 10 lojtarë në fushë, gjë që ia vështirësoi Arsenalit fitoren në maksimum pasi 3 pikë mori vetëm pas një penaltie të akorduar në minutën e 97.
Formacioni i dështuar i kësaj jave është i përbërë me tre lojtarë nga Tottenham, dy nga Liverpool, dy nga Leicester City, ndërsa nga një futbollistë të Arsenalit, Manchester United, Hull City dhe Sunderland.