Dy shtetas holandez kapen duke incizuar me dron objektin e qeverisë së Kosovës

Dy shtetas holandez kapen duke incizuar me dron objektin e qeverisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e së mërkurës derisa kanë qenë duke e inspektuar objektin e Qeverisë kanë vërejtur se dy shtetas holandez kanë ngritur një dron duke incizuar për rreth objektit.

Policia këtë veprim e ka konsideruar si incizim të paautorizuar, dhe të njëjtëve u ka kërkuar që ta aterojnë dronin.

Lidhur me rastin është njoftuar Agjencia e Aviacionit Civil, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Insajderi.com