Dy të lënduar në aksident mes veturës dhe trenit

Dy të lënduar në aksident mes veturës dhe trenit

Një aksident trafiku mes një veture dhe një treni raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 03:00 në fshatin Sllatinë të Fushë-Kosovës.

Policia ka njoftuar se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, ngasësi i automjetit dhe pasagjerja.

Sipas policisë, viktima janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.