Dy të lënduar në një aksident me traktor në Dragash

Dy të lënduar në një aksident me traktor në Dragash

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në fshatin Brezne të Dragashit.

Rasti i ndodhur rreth orës 16:30 të pasdites, ka të bëjë me personat të cilët ishin duke u kthyer nga pylli me traktor, ndërsa goma e rimorkios kishte dalë nga rruga dhe është krisur, me ç’rast edhe rimorkio e traktorit ishte rrokullisur duke dalë nga rruga.

Siç njofton policia në raportin 24-orësh të saj, në rimorkion e traktorit të mbushur me dru ishin dy viktimat, ku gjatë rrokullisjes së rimorkios kishin përsuar lëndime trupore.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovarë derisa ishin duke u kthyer nga pylli  me traktor, goma e rimorkios kishte dal nga rruga dhe kishte krisur, ku rimorkio e traktorit ishte rrokullisur duke dal nga rruga. Ne rimorkio te traktorit të mbushur me dru  ishin dy viktimat, ku gjatë rrokullisjes se rimorkios  kishin pësuar lëndime trupore. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com/