Dy të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Dy të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që është shkaktuar mëngjesin e së premtes në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Vetë aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:45 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Vranidoll. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti./Insajderi.com