Dy të lënduar në një aksident në rrugën Graçanicë-Llapnasellë

Dy të lënduar në një aksident në rrugën Graçanicë-Llapnasellë

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar pasditen e së hënës në rrugën Graçanicë-Llapnasellë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:30 në rrugën Graqanicë-Llapnasellë , ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë të përfshira dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./Insajderi.com