
Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar mëngjesin e së martës në Prizren.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:56, mes dy veturave, njëra prej të cilave është rrokullisur.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar, Shaban Osamnollaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
“Rreth orës 09:56 minuta, në rrugën e Tranzitit ka ndodhur aksident trafiku me lëndime të lehta trupore. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete me dëme materiale. Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor nga Emergjenca e Prizrenit. Me aksidentin po merret njësia rajonale e trafikut në Prizren”, ka thënë Osmanollaj./Insajderi.com
/