Dy të plagosur në një përleshje me thika midis disa personave në Gjakovë

Dy të plagosur në një përleshje me thika midis disa personave në Gjakovë

Një përleshje midis disa personave ka ndodhur sot në Gjakovë, ndërsa dy prej tyre janë therur me thikë.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta, i cili ka shtuar se pasi kishin arrestuar tre persona të dyshuar se janë përfshirë në këtë ngjarje, njëri nga ta është dërguar në spital.

Sipas informatave të Policisë, edhe një tjetër ka marrë lëndime dhe është dërguar në emergjencën e qytetit.

“Rreth orës 13:30 policia është informu për një rast të rrahjes në rrugën ‘Gjon Nikollë Kazazi’. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit dhe kanë shoqëruar tre persona si të dyshuar. Njëri ka pasur lëndime të dukshme. Ai është dërguar në spital rajonal. Edhe një person tjetër i lënduar është dërguar në emergjencë”, ka thënë Graishta. /Insajderi.com/