Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Pejë – njëri kalimtar i rastit

Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Pejë – njëri kalimtar i rastit

Dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit sot rreth orës 12:20, përballë fakultetit të Biznesit në Pejë, njofton Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Fadil Gashi.

Njëri nga të plagosurit ka qenë kalimtar rasti.

“ Sot rreth orës 12:20 përball fakultetit të Biznesit janë plagosur dy persona me armë zjarri. Njëri prej tyre ka qenë kalimtar i rastit. Të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi. /Insajderi.com