Dy të rinj vdesin në aksidentin në rrugën Prizren Gjakovë

Dy të rinj vdesin në aksidentin në rrugën Prizren Gjakovë

Dy të rinj të moshës 23 dhe 22 vjeçare kanë vdekur të enjten mbrëma si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën Prizren-Gjakovë.

Sipas policisë, përveç viktimave, lëndime të rënda trupore dhe në rrezik për jetën është edhe një person i cili po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërsa, dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa dyshohet se shkaktar është pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes së njërit automjet, duke e humbur kontrollin e drejtimit në rrugë.

“Në vendin e ngjarjes përveç policisë, emergjencës dhe zjarrfikëseve ka dalë edhe prokurori i shtetit i cili ka lëshuar aktvendim që trupat e pajetë të dërgohen në IML në Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftimin për media të policisë.

Me rastin po merren hetimet rajonale të njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren./Insajderi.com