Dy persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë kësaj periudhe, sipas MSh-së, janë konfirmuar 100 raste të reja, nga gjithsej dy mijë e 962 testime të kryera, përcjell Insajderi.
Viktimat janë një qytetar nga Tirana dhe një nga Durrësi, të moshave 70-83 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110 mijë e 172 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët tre pacientë janë të intubuar./Insajderi.com