Dy të vdekur dhe 152 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dy të vdekur dhe 152 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dy persona kanë vdekur së fundmi nga Coronavirusi në Shqipëri, njofton Insajderi.

Për vdekjen e tyre kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, të cilët tutje njoftojnë se edhe 152 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar përgjatë 24 orëve të fundit nga gjithsej 810 testime të kryera.

“Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon : 68 raste në Tiranë, 16 në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat, nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Përveç këtyre rasteve edhe 53 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në gjashtë mijë e 668 numrin e të kuruarve që nga fillimi i epidemisë. /Insajderi.com