501 persona janë infektuar me Coronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kanë vdekur dy persona nga COVID-19 ndërsa janë shëruar 90 pacientë. Numri i testimeve është 1942, raporton KOHA.
Sipas MSH-së, aktualisht janë 374 pacientë të shtrirë në spital, katër të intubuar dhe 13 në terapi intensive./Insajderi.com