Dy të vdekur dhe shtatë raste të reja me Coronavirus në Veri të Kosovës

Dy të vdekur dhe shtatë raste të reja me Coronavirus në Veri të Kosovës

Dy viktima janë shënuar përgjatë 24 orëve të fundit në Veri të Kosovës, si pasojë e infketimit me Covid-19, njofton Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur epidemiologu i Institutit të Shëndetit Publik në Mitrovicën e Veriut, Aleksandar Antonijeviq përmes një konference për media.

Antonijeviq njoftoi se viktimat janë nga Leposaviqi dhe Zubin Potoku.

Po ashtu në komunat me shumicë serbe janë regjistruar shtatë raste të reja dhe janë shëruar 19 pacientë nga COVID-19.

Deri më tani gjithsej 30 njerëz kanë vdekur në komunat serbe në Kosovë, ndërsa numri i rasteve aktive është 521. /Insajderi.com/