Dy të vdekur nga coronavirusi në Ferizaj

Dy të vdekur nga coronavirusi në Ferizaj

Dy persona kanë vdekur sot si pasojë e infektimit me koronavirus në Ferizaj.

Lajmin për Insajderi.com, e ka konfirmuar Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bekim Ademi, i cili tha se njëri prej tyre ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, ndërsa për tjetrin ende nuk ka konstatime të sakta.

Ademi tutje ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë masat e vendosura nga organet kompetente në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtutjeshme e pandemisë Covid-19 në vendin tonë.

“Po kanë ndërruar jetë dy persona të vitit të lindjes 1944 dhe tjetri 1966, njëri nga ta ka pasur edhe sëmundje të tjera, ndërsa për personin e dytë ende nuk kemi konstatimet e sakta, këta dy persona kanë qenë me covid 19. Kërkoj nga qytetarët t’i respektojnë masat mbrojtëse!”, ka thënë Ademi. /Insajderi.com/