Dy thumbimet brenda koalicionit PDK-AAK-NISMA

Dy thumbimet brenda koalicionit PDK-AAK-NISMA

E enjtja ka qenë një agjendë e ngjeshur me tubime e koalicionit PDK-AAK-NISMA. Por në serinë e këtyre takimeve kanë ndodhur edhe dy thumbime brenda vet koalicionit.

E para e nisi PDK-ja në Malishevë.

Partia Demokratike e Kosovës është rikthyer në Malishevë pas shumë vitesh që kur ky qytet u shndërrua në një bastion të partisë NISMA me liderin ish- nënkryetarin e PDK-së, Fatmir Limaj.

Tash që PDK dhe NISMA janë bërë bashkë në një koalicion bashkë edhe me AAK-në, Kadri Veseli si kryetar i PDK-së është rikthyer në këtë qytet në tubimin e fushatës zgjedhore, por qysh në hapje të këtij tubimi janë thumbuar ata që kanë dalë nga PDK-ja.

“Të gjithë ata që kanë bërë diçka për Malishevën kanë bërë gjatë kohës sa kanë qenë në PDK. Dhe nuk kanë bërë as para e as pasi kanë ikur nga PDK-ja”, u tha në hapje të hapjen e tubimit në të cilën po promovohet kandidati për deputet nga ky qytet, Isni Kilaj.

Kilaj i humbi zgjedhjet lokale në Malishevë nga kandidati Ragip Begaj nga NISMA që është ende kryetar komune.

Por në këtë tubim, Kilaj është cilësuar si personi që ka shndërruar Malishevën nga një qytet i shkatërruar në një qytet me plotë kuptimin e fjalës.

E vet Kilaj vazhdoj me të njëjtën gjuhë. Tha se PDK-ja do ta kthejë qeverisjen në Malishevë. Madje këtë ja ka premtuar edhe Veselit.

E pasi PDK-ja thumboi Limajn në Malishevë, AAK-ja thumboi PDK-në në Prizren e cila drejtohet nga PDK-ja.

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA Ramush Haradinaj kritikoi qeverisjen në Prizren që nuk ka bërë shumë për këtë vend. Kritioi edhe Qeverinë që nuk ka bërë asgjë për Prizrenin.

“Po ashtu është e ditur e pranume se Kosova nuk ka bo sa duhet për Prizrenin, këtu është veç historia, trashëgimia jonë kulturore e tashmja me të cilën mburremi. Shumëherë ju kam thënë miqve të mi që m’i kanë hap dyert ju kam thënë se nuk dojmë më punuar larg e ndaras me këtë kam menduar se kur e ke një krahë sado e vështirë puna bëhet më e lehtë”, ka thënë Haradinaj./Insajderi.com