Dy tifozë të United kaluan natën në stadium para ndeshjes me Arsenalin

Dy tifozë të United kaluan natën në stadium para ndeshjes me Arsenalin

Manchester United ka filluar hetime ndaj dy personave, të cilat dyshohet se kanë fjetur në stadiumin Old Trafford një natë para ndeshjes kundër Arsenalit.

Të dy tifozët kanë qenë në një vizitë zyrtare në stadium të premten dhe janë fshehur në tualete.

Ata janë gjetur nga zyrtarët e sigurimit para se të hapeshin dyert për ndeshje të shtunën, gjatë një kontrolli rutinor që bëhet para cdo përballje, njofton Sky Sports.

Zëdhënësi i klubit ka thënë se ata e kanë të qartë që tifozët do të bënin çmos për të shikuar ndeshjet e klubit, por këta dy tifozë kanë kaluar limitet.

“Ata janë kontrolluar para se të bënin vizitën në ambientet e stadiumit, kështu që nuk mund të flasim për ndonjë kërcënim të sigurisë,” ka thënë zëdhënësi. /Inasjderi.com