Dy turq rrëmbejnë një person në Prizren

Dy turq rrëmbejnë një person në Prizren

Janë arrestuar dy të dyshuar turq pasi që kishin rrëmbyer një person në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta Insajderi.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti kishte ndodhur më datën 17 të këtij muaji, ku viktimën e kishin mbajtur në një vend të panjohur.

I rrëmbyeri është shtetas i Turqisë, me ç’rast policia ka bërë të ditur se ka njoftuar edhe konsullatën turke.

Pas që është gjetur i rrëmbyer, policia ka treguar se viktima kishte pësuar lëndime të lehta në kokë dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Prizren 17.09.2019 – 18:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Turq pasi që të njëjtit kishin rrëmbyer  dhe kishin mbajtur në një vend të panjohur viktimën mashkull shtetas i Turqisë. Konsullata turke është njoftuar, viktima kishte lëndime të lehta në kokë dhe ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raporton 24-orësh të policisë. /Insajderi.com