Dy vdekje e 166 raste me COVID-19

Dy vdekje e 166 raste me COVID-19

Dy persona ka ndërruar jetë në njëzetekatërorët e fundit si pasojë e virusit COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë bërë 1.056 teste dhe nga to rezultuan pozitivë 166 persona.

Në ditën e fundit janë shëruar 55 të infektuar me Coronavirus, njofton Insajderi.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 17.757, ndërsa i të shëruarve me 15.034.

Rastet aktive momentalisht kanë kaluar mbi 2.000, saktësisht 2.062.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Malishevë dhe Mitrovicë. /Insajderi.com