Dy vdekje si pasojë e COVID-19

Dy vdekje si pasojë e COVID-19

Dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë ditës së fundit, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar për 344 raste të reja dhe 230 të shëruar.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve ka arritur në 63.433, ndërsa i të shëruarve 54.891.

Rastet aktive momentalisht janë 7.008.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 127 raste, Podujevë 27 raste, Prizren 25 raste, Vushtrri 18 raste, Pejë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Gjakovë 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Obiliq 12 raste, Suharekë 10 raste, Gjilan 9 raste, Dragash 8 raste, Drenas 8 raste, Lipjan 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 6 raste, Klinë 4 raste, Malishevë 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nja 1 rast komunat Graçanicë dhe Viti. /Insajderi.com