Dy vëllezër, dy këngë, një videoklip

Dy vëllezër, dy këngë, një videoklip

Pas katër vjetësh, Mozzik dhe Getinjo u rikthyen në një videoklip të vetëm. Ndërsa të gjitha fansat pritnin lansimin e videoklipit “El Chapo” me 11 dhjetor, pati një ndryshim plani, njofton Insajderi.

Kënga kishte rrjedhur në internet, kështu që ata vendosën që kënga të lansohej 6 dhjetor, në orët e para të mesnatës.

Ndërkohë, të gjithë fansat po prisnin për këngën e artistëve, dy vëllezërit nga Ferizaj kishin rezervuar një bëfasi për ta.

Në një videoklip të vetëm, u paraqitën dy këngë, ku reperët i këndojnë raportit të tyre si vëllezër në jetë dhe në industrinë e muzikës.

Më poshtë mund të ndiqni të plotë videoklipin e përgatitur nga Mozzik dhe Getinjo. /Insajderi.com