Dy viktima dhe 155 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dy viktima dhe 155 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dy persona nuk kanë arritur të fitojnë luftën ndaj pandemisë COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Kështu bënë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, të cilët njoftuan se që të dy viktimat kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Po ashtu, njoftohet se brenda ditës janë konfirmuar 155 raste të reja me Coronavirus nga 932 testime të kryera.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 34 raste në Tiranë, 24 raste në Durrës, 12 raste në Krujë, nga 9 raste në Korçë dhe Lezhë, 8 raste në Elbasan, nga 7 raste në Kurbin dhe Vlorë, 6 raste në Gjirokastër, 4 raste në Kukës, nga 3 raste në Fier, Kavajë, Përmet, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, Lushnje, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Divjakë, Peqin, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Mat, Ura Vajgurore, Klos, Vorë, Maliq, Patos”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ndërkaq, janë shëruar edhe 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të përgjithshëm të të shëruarve në tre mijë e 871 që nga fillimi i epidemisë. /Insajderi.com