Dy viktima të reja si pasojë e infektimit me Coronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, transmeton Insajderi.
Viktimat janë nga veriu i Mitrovicës dhe Leposaviqi.
Shtabi i Krizave në veri të Mitrovicës njofton se në këto zona janë regjistruar edhe 25 raste pozitive të infeksionit.
Aktualisht janë 246 raste aktive me COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë, në këtë pjesë të Kosovës gjithsej tre mijë e 763 persona janë infektuar me virusin vdekjeprurës, prej tyre 99 kanë vdekur./Insajderi.com