Dy vjet pas atentatit hapet Muzeu në Kajro

Dy vjet pas atentatit hapet Muzeu në Kajro

Pas një atentati që i ndodhi saktësisht para dy vitesh, Muzeu Islamik i Kajros ka hapur dje dyert sërish.

179 punë në Muze janë shkatërruar tërësisht nga sulmi ndërsa vetëm 10 punë nuk kanë mundur të përpunohen për ekspozim.

“Inaugurimi i Muzeut nënkupton fitorja e Egjiptit ndaj terrorizmit, dhe vullneti për të mos u mbyllur edhe përkundër sulmeve që dëshirojnë të shkatërrojnë trashëgiminë brenda Muzeut” tregoi në hapje të Muzeut Ministri i Kulturës Jaled al Enany.

Egjipti viteve të fundit ka qenë pikë e sulmit nga terroristët, sidomos në tentim për të shuar turizmin e vendit.

Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe ka dhuruar 8 milion euro, ndërsa për tu rihapur Muzeu, por gjithashtu kanë ndihmuar edhe qeveritë e Italisë, Amerikës dhe Zvicrës.

Ky muze ka më shumë se 100 mijë artefakte dhe objekte për ekspozim.