Dybala: Kisha këto simptoma të coronavirusit

Dybala: Kisha këto simptoma të coronavirusit

Paulo Dybala para pak ditësh rezultoi pozitiv me Coronavirus së bashku me partneren e tij, Oriana. Tashmë të dy janë karantinuar në shtëpi në mënyrë që ta kalojnë sa më shpejt.

Së fundmi sulmuesi ka dhënë një intervistë, ku ka treguar se tashmë është mirë dhe më e keqja ka kaluar. Gjithashtu argjentinasi tregon se si e kaloi momentin më të vështirë së bashku më partneren e tij.

“Unë tani jam mirë, madje shumë më mirë. Pas disa simptomave që kisha në ditët e kaluara, tani jam mirë. Po përpiqem të bëj disa ushtrime. Në ditët e mëparshme kisha probleme me frymëmarrjen dhe nuk mund të bëja asgjë, e ndjeja trupin tim shumë të rëndë dhe më dhembnin muskujt. Për fat të mirë unë së bashku me partneren time tani jemi mirë. “, u shpreh Dybala.