fbpx

Dybala paralajmëron Higuainin

Dybala paralajmëron Higuainin

Paulo Dybala ka thënë se Gonzalo Higuain do ta ketë shumë të vështirë në Juventus.

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala ka paralajmëruar Gonzalo Higuaini, për të cilin ka thënë se do ta ketë shumë të vështirë në Juventus.

Higuain u transferua nga Napoli për 90 milionë euro, por Dybala insiston se Mandzukic po luan shumë mirë.

“Ne shpresojmë se ai do të na ndihmojë duke shënuar shumë gola, në mënyrë që ta fitojmë ligën. Do të jetë e vështirë për të në Juventus, pasi ka shumë konkurrencë. Mario Mandzukic tashmë po luan shumë mirë”, tha Dybala për La Gazzetta dello Sport. /Insajderi.com