Dyfishohet numri i britanikëve që kërkojnë shtetësi të vendeve të BE-së

Dyfishohet numri i britanikëve që kërkojnë shtetësi të vendeve të BE-së

Numri i britanikëve që po bëhen shtetas të ndonjë shteti tjetër të Bashkimit Evropian është dyfishuar në vitin 2016, transmeton Reuters.

Në vitin që britanikët kanë votuar për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, 6,555 prej tyre kanë kërkuar shtetësi në ndonjë shtet tjetër të bllokut, apo rreth 165 për qind më shumë se në vitin 2015 ka njoftuar zyra e statistikave, Eurostat.

Nga personat që kanë ndryshuar shtetësi, 2,702 kanë fituar shtetësi gjermane.

Zyrtarët e Eurostat-it nuk kanë pranuar të komentojnë tredin, derisa nuk është bërë e ditur sa britanikë kanë kërkuar pasaporta të reja pas votimit për Brexit.

Të dhënat e Eurostat kanë treguar për një trend në rritje të britanikëve që kërkojnë të fitojnë kombësinë e shteteve të tjera të BE-së në dekadën e fundit, mirëpo shifrat e vitit 2016 kanë qenë katër herë më të larta se ato më 2007.