Dyshime se Ferizaj ka numër shumë të madh të të infektuarve me Covid 19

Dyshime se Ferizaj ka numër shumë të madh të të infektuarve me Covid 19

Ekipet mjekësore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj tash kur përhapja e virusit COVID-19 është shtrirë në përmasa më të gjera, janë në krye të detyrës.

Sipas një njoftimi të komunës, janë plot 134 vizita në shtëpi për pacientët e prekur me COVID-19 që janë kryer nga ekipet e mjekëve dhe infermierëve të QKMF-së, 340 vizita në tendën “COVID” si raste të dyshuara dhe 34 shërbime radiologjike, shërbime mjekësore këto të kryera vetëm në funksion të përballimit të situatës pandemie, pa lënë anash shërbimet e zakonshme mjekësore për qytetarët ferizajas, raporton Insajderi.

“Kjo punë e punonjësve shëndetësor meriton përkrahjen e duartrokitjen e gjithë qytetarëve, gjersa këta të fundit, mund të lehtësojnë punën e stafit shëndetësor, duke zbatuar në përpikëri masat mbrojtëse”, thuhet në njoftim.

Insajderi ka kontaktuar një nga qendrat private më të mëdha të mjekësisë në Ferizaj, për të pyetur se si është gjendja dhe ata kanë thënë se kanë një fluks shumë të rritur të pacientëve, simptomat e të cilëve, mbi 90% ngjasojnë me ato të Covid 19, por që ata nuk janë testuar shkaku i mungesës së testeve ose shkaku që janë në listën e pritjeve./Insajderi.com.