Dyshja e Kombëtares së Kosovës që këtë verë dolën në klube të reja, Amir Rrahmani dhe Donis Avdijaj, do të përballen ndaj njëri tjetrit.
Dy futbollistët e Kosovës do të ndeshjen në miqësoren e përcaktuar parasezonale nga klubet e tyre përkatëse.
Klubi i Veronas ka bërë të ditur se ka aranzhuar miqësore me Trabzonsporin për datën 29 korrik dhe do të luhet në Aktivpark të Austrisë.
Amir Rrahmani këtë verë u bë lojtar i Veronës, ndërsa Avdijaj i Trabzonsporit.