Dyshohen për keqpërdorime me 18 tenderë, nis gjykimi ndaj ish-kreut të Gjilanit me bashkëpunëtorë

Dyshohen për keqpërdorime me 18 tenderë, nis gjykimi ndaj ish-kreut të Gjilanit me bashkëpunëtorë

Gjykimi ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe 36 të akuzuarve të tjerë lidhur me akuzat për korrupsion me tenderë, veçse ka nisur, njofton Insajderi.

Procedura e administrimit të provave ka nisur në seancën e 26 majit, pasi të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), në Komunën e Gjilanit janë bërë dallavere me 18 tenderë, për çka po akuzohet ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe 27 zyrtarë tjerë komunal.

Lidhur me këtë, dëmtim të buxhetit, përmes ekspertizës financiare, kanë konstatuar ekspertët e caktuar nga Gjykata e Themelore e Pejës, Hysni Selmanaj dhe Ukë Sadikaj.

Në ekspertizë financiare me urdhër të gjykatës janë përfshirë gjithsej 18 tenderë,për të vlerësuar nëse dhënia e tyre ishte bërë në përputhje me rregullat e prokurimit publik dhe nëse ka pasur dëmtim të buxhetit të Komunës së Gjilanit. /Insajderi.com