Dyshohet për sulm seksual në Kamenicë, arrestohet një person

Dyshohet për sulm seksual në Kamenicë, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një të dyshuar për sulm seksual në fshatin Berivojcë të Kamenicës, njofton Insajderi.

Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur më datë 17 prill (e shtunë) në këtë fshat.

Me vendim të prokurorisë pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“SULM SEKSUAL Fsh. Berivojcë , Kamenicë 17.04.2021-19:00-21:55. Në lidhje me rastin me datë 19.04.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale. Me vendim të prokurorit i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Insajderi.com