Vrasja e Albert Krasniqit: Dyshohet se dorasi ishte babai i tij

Vrasja e Albert Krasniqit: Dyshohet se dorasi ishte babai i tij

Personi i vrarë gjatë pasdites së sotme në Prishtinë, është biznesmeni i njohur Albert Krasniqi, i cili dyshohet se është vrarë me armë nga babai i tij me inicialet S.K., njofton Insajderi.

Kështu ka mësuar redaksia nga burime brenda policisë, por që rrethanat e kësaj vrasje ende nuk dihen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Përlleshi” në kryeqytet.

Rastin për këtë vrasje e ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se policia është në vendin e ngjarjes dhe po i merr të gjitha veprimet e nevojshme në hetimin e rrethanave.

Ahmeti ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar dhe është konfirmuar një armë e përdorur në rast.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën per nje vrasje te ndodhur ne rrugen ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne  hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen. Nje person eshte arrestuar si dhe eshte konfiskuar nje arme qe dyshohet te jetë arma e  perdorur ne rast. Aktualisht jemi ne fazen fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriqimit te plote të ketij rasti​.”, tha Ahmeti për redaksinë.

Viktima – Albert Krasniqi – njëherësh ishte edhe bashkëshorti i Besa Gashit që u shpall Miss Kosova në vitin 2006. /Insajderi.com