Dyshohet se dogji xhaminë e Magurës, një muaj paraburgim për shtetasin palestinez

Dyshohet se dogji xhaminë e Magurës, një muaj paraburgim për shtetasin palestinez

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur t’i jepet një muaj paraburgim qytetarit palestinez i cili dyshohet se ia vuri flakën xhamisë së fshatit Magurë të Lipjanit.

Më 21 tetor xhamia e fshatit Magurë ishte përfshirë nga një zjarr që rezultoi me djegien thuajse të plotë të kësaj xhamie.

Për këtë Gjykata Themelore mori vendim që përgjatë hetimeve, i dyshuari të jetë në paraburgim.

Policia e Kosovës në raportin dha njoftimin për opinionin që pas hetimeve të zhvilluara në rastin e kësaj xhamie u caktua edhe masa e parë për të dyshuarin. /Insajderi.com