Dyshohet se “kontrabanduan me armë”, kërkohet paraburgim

Dyshohet se “kontrabanduan me armë”, kërkohet paraburgim

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar masë paraburgimi për katër persona të cilët dyshohet për kontrabandim me armë, njofton insajderi.

Bëhët fjalë për A.L dhe M.K nga Ferizaji, MK i Vitisë dhe E.L nga Komuna e Prishtinës.

Ata janë dërguar në mbajtje që nga 25 marsi.

Sipas kërkesës së Prokurorisë të dyshuarit në bashkëveprim kanë importuar armë-pistoleta, pushkë automatike, armë ushtarake zollë, pushkë gjuetie si dhe municion dhe pajisje tjera për armë nga Republika e Maqedonisë, të cilat i kanë shitur nëpër vende të ndryshme të Kosovës.

Me këto veprime kanë kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Sipas Prokurorisë, ekziston po ashtu dyshimi i bazuar se kanë poseduar pa autorizim armë në kundërshtim me ligjin mbi armët, me ç’rast kanë kryer veprën penale  “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Insajderi.com