Dyshohet se po përgatitnin një sulm në xhami, policia arreston 12 persona

Dyshohet se po përgatitnin një sulm në xhami, policia arreston 12 persona

Policia në Toscana të Italisë thuhet se parandaloi një sulm të ekstremistëve të djathtë kundër komunitetit mysliman në Siena.

Sipas mediave të huaja, kjo pasi që policia italiane arrestoi 12 persona brenda dhe rreth Sienës dhe Firencës në lidhje me një sulm të planifikuar kundër një xhamie, duke hedhur në erë një tub gazi.

Dy prej tyre u arrestuan dhe u akuzuan zyrtarisht, përkatësisht Andrea Chesi, 60 vjeç, një punonjës banke dhe djali i tij Yuri, në moshën 22 vjeç.

Gjatë bastisjeve në Sovicille, Poggibonsi dhe qendrën e Sienas, policia sekuestroi armë dhe eksploziv, shkruan Telegrafi.

Siç bëhet e ditur, ata kishin qenë nën mbikëqyrje për ca kohë.

Sipas policisë, grupi ishte i përbërë nga njerëz “të një moshe të caktuar”, pa precedentë penalë, të cilët kishin motive ideologjike fashiste dhe raciste, siç tregohet nga veprimtaria në internet.