Dyshohet se vodhi në pompën e derivatëve, 30 ditë paraburgim

Dyshohet se vodhi në pompën e derivatëve, 30 ditë paraburgim

30 ditë paraburgim janë caktuar për personin që të hënën u lajmërua në Polici, pasi ishte në kërkim mbi akuzën për “vjedhje”.

Lajmin për Gazetën Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Dyshohet me bazë të jetë përfshirë në grabitjen e armatosur më datë 17.02.2021, në një pompë derivatesh në fshatin Vragoli, ku nën kërcënimin e armës, janë grabitur një shumë parash si dhe në tentim grabitjen e ndodhur me 10.03.2021, në po të njëjtin lokacion”, tha Ahmeti.

Përpos 27 vjeçarit në këtë rast janë të përfshirë edhe disa persona të tjerë.

“Lidhur me këto dy raste deri tani Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme -Prishtinë, ka arrestuar tre persona , ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të të dyshuarit të katërt i cili dyshohet me bazë të jenë pjesë e këtij grupi”. /Insajderi.com