Dyshohet se vrasja e trefishtë në Prishtinë u krye në prani të vajzës 2 vjeçare

Dyshohet se vrasja e trefishtë në Prishtinë u krye në prani të vajzës 2 vjeçare

Vrasja e trefisht që u krye sot në rrogën Bill Klinton të Prishtinës, dyshohet se u krye në prani të fëmijës 2 vjëcar.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes i kanë thënë Insajderit, se i dyshuari që vra gruan, renë në në fund vetën vrasjen e ka kryer në prani të vajzës 2 vjeçare.

“Vajza dy vjeçare është mbesa e H.K”, tha një i afërm i dorasit për Insajderin.

Ngjarja ka ndodhur sot “rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për një vdekje te dyshimte ne rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona.   Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor  ne vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.

Tre persona të vrarë nga të shtënat në Dardani – Policia jep detaje