Dyshojnë se janë infektuar – Mihrije Braha dhe Naim Abazi izolohen në shtëpi

Dyshojnë se janë infektuar – Mihrije Braha dhe Naim Abazi izolohen në shtëpi

Gjatë mbrëmjes së sotme, ishte parashikuar se Mihrije Braha dhe Naim Abazi të ishin pjesë e emisionit të Rudina Magjistarit, por dyshimet se ata kontraktuar virusin COVID-19, shtynë çiftin të mos paraqiteshin fizikisht dhe të karantinoheshin në shtëpi, njofton Insajderi.

Por produksioni dhe çifti ranë dakord që intervistën ta realizojnë virtualisht nëpërmjet Skype, ku Naimi i cili me profesion është edhe doktor, ka vënë re disa simptoma shqetësuese tek vetvetja.

“Ju e dini që unë jam doktor dhe vura re disa shenja dhe u frikësova se mos kam Covid dhe akoma nuk e di saktë”, shprehet ai.

Ai pohon se ka bërë tamponin për testim dhe se po pret rezultatet në ndërkohë.

Më pas këngëtari vijon të detajojë disa nga simptomat që ka ndjerë duke thënë, “në kisha një kollitje të lehtë e cila tani ka ndaluar por tani është periudhë Covidi dhe duhet të jemi të kujdesshëm. E patëm frikën se nëse na i japin rezultatin qoftë edhe në momentet që jemi tek ju, nuk do ishte mirë. Me shumë dëshirë do vinim sot në Tiranë”.

Gjithashtu edhe Mihrija deklaroi se ka përjetuar disa simpatoma që bashkëshorti i saj kishte vënë re, por që të bëjë testin edhe ajo, fillimisht po pret për rezultatin e Naimit. /Insajderi.com