Dzeko arrin marrëveshje me Interin

Dzeko arrin marrëveshje me Interin

Sky Sport Italia raporton që Interi ka arritur marrëveshje me Edin Dzekon, për tu transferuar tek kjo skuadër këtë verë. Të paktën thuhet që marrëveshja në mes lojtarit dhe Interit ëshë kryer dhe tash ka mbetur edhe me Romën.

Nëse arrihet ky transferim atëherë Dzeko do të ribashkohet me Radja Nainggolan.

Kontrata aktuale me Roma-n skadon në qershorin e vitit 2020 dhe akoma nuk është propozuar asnjë rinovim.

Dzeko është pjesë e Romës që prej vitit 2015, kur iu bashkua nga Manchester City.

Deri tani këtë sezon, 33-vjeçari ka shënuar 14 gola këtë sezon./Insporti