Kim Kardashian nuk mund ta fshehë gëzimin e saj për atë që ajo beson se është një ‘e ardhme optimiste’ pasi Donald Trump u mund nga Joe Biden.
Ylli 40-vjeçar i Keeping Up With The Kardashians ka postuar në Twitter mbështetjen e saj për ekipin e ardhshëm në Shtëpinë e Bardhë dhe ka vlerësuar veçanërisht Zëvendës Presidentin e zgjedhur Kamala Harris.
Kjo pavarësisht se burri i saj thuhet se ka hedhur 9 milion dollarë në një fushatë për ta zgjedhur atë si president, që përfundimisht dështoi në mënyrë spektakulare.
Me 160 milion vota që u hodhën, Kanye ishte në biletë në 11 shtete, investimi i tij i madh dhe sulmet personale kundër familjes së tij në Twitter, çuan në vetëm 60,000 vota për reperin.
Kim ka festuar administratën e re me një dekolte të hapur, në një foto në Instagram që ndau me ndjekësit e saj.
Ajo kishte veshur një jelek lëkure së bashku me një fund ‘burgundy’ që theksonte figurën e saj të lakuar.
Flokët e saj të gjatë e të errët i kishte lidhur në një bishtalec deri në bel ndërsa pozonte në atë që duket të jetë një fotosesion për themeluesin e KKW Beauty.
Kim shënoi poshtë fotografisë: “E ardhmja jonë duket e ndritshme”./Insajderi.com
Mirror