“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”

Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës në rastin e vizitës së tij në Prishtinë.

Ai tha se e ardhmja e gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian, njofton Insjaderi.

Varhelyi, theksoi se, “ekziston nje zbrazësti e madhe në mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor sa i përket bashkëpunimit ekonomik”.

“Ekziston një zbrazëti e madhe mes Bashkimit Evropian e Ballkanit Perëndimor, sa më shpejt që e mbyllim ketë zbrazëti aq më shpejt ju do të jeni pjesë e BE-së”, tha ai.

Komisioneri i Bashkimit Evropian, tha se liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e  Sofjes së do të mbahet më 10 nëntor, mund të arrijnë marrëveshje ambicioze.

“Pres që liderët e Ballkanit Perëndimor ta arrijnë një marrëveshje ambicioze për arritjen e një tregu rajonal në Samitin e Sofjes që do të mbahet më 10 nëntor”, tha ndër tjerash.

Ai përmendi edhe largimin e taksës 100% ndaj produkteve serbe e boshnjake, duke thënë se ishte vendim kurcial për Kosovë, pasi sipas tij në atë moment filloi bashkëpunimi tregtar dhe ishte hapur mundësia e fillimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Insajderi.com