E ardhmja e trajnerit Edi Reja dhe inagurimi i Arenës Kombëtare, Armand Duka zbulon gjithçka

E ardhmja e trajnerit Edi Reja dhe inagurimi i Arenës Kombëtare, Armand Duka zbulon gjithçka

Armand Duka ka qenë sot i pranishëm në Kukës për të mbikëqyrur nga afër punimet e stadiumit “Zeqir Ymeri”.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka inspektuar këtë impiant që i është nënshtruar një rikonstruksioni total.

Kreu i FSHF-së ka folur shkurtimisht për mediet, teksa ka konfirmuar në krye të kuqezinjve Edi Rejën si dhe ka zbuluar se në 17 nëntor “Arena Kombëtare” është gati për të pritur Francën.

“E sigurt është se Edi Reja do të jetë trajner i Kombëtares. Arena Kombëtare? Ka ende punë, por do të jetë patjetër gati më 17 nëntor”, ka përfunduar ai shkurtimisht për mediet.