E ardhmja e vendeve të punës: Më shumë burra që bëjnë punën e grave

E ardhmja e vendeve të punës: Më shumë burra që bëjnë punën e grave

Gjithnjë e më shumë po vihet re se punë që konsiderohen si pronë e femrave dhe anasjelltas s’kanë më ndarje gjinish.

Ky është një trend që pothuajse po shpërndahet në të gjithë botën. Një investigim i New York Times vuri re se në SHBA nga 2000 deri në vitin 2010 numri i meshkujve të punësuar në profesione që konsiderohen si femërore ishte dyfishuar.

Nisur nga ky raport i viteve më parë kohët e fundit u bë një studim i tregut të punës që rezultoi se kishte një ndryshim thelbësor, shkruan Top Channel.

Shumë meshkuj kanë “zbuluar” se janë të aftë të bëjnë dhe punë që deri tani kanë qenë domeni i grave; si puna me grep, dado, edukatorë etj.  Por nga ana tjetër edhe femrat gjithnjë e më shumë po bëjnë punë të meshkujve , si mekanike, teknike laboratori, instruktore për automjete etj.