Lidhja Demokratike e Kosovës ka shkarkuar, Vjosa Osmanin nga pozitat drejtuese.
Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës me shumicë votash ka shkarkuar, Vjosa Osmanin nga dy pozita drejtuese në parti: Nënkryetare e partisë dhe anëtare e kryesisë.
Me shkakun se Osmani ka votuar kundër Qeverisë së LDK-së duke mos votuar, Avdullah Hotin për kryeministër, Isa Mustafa përmes formës elektronike ka kërkuar nga anëtarët e partisë të shprehin votën e tyre.
Nga 123 vota në total, 95 kanë votuar prej tyre 70 kanë shprehur qëndrimin PRO shkarkimit të Osmanit.
Kjo e fundit në një reagim të ashpër i ka quajtur “frikacakë” drejtuesit e LDK-së pasi sipas saj nuk guxojnë të dalin në zgjedhje. Ajo ka falënderuar të gjithë ata që nuk u përfshinë në këtë diferencim që bëri Isa Mustafa.
Osmani, ka pasur përplasje të ashpërta me nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliun i cili tash është ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës. Ajo është akuzuar vazhdimisht për lidhje të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje e cila drejtohet nga Albin Kurti.
LDK, njihet për kritika të brendshme në parti, shkarkimi i Osmanit po thirret në emër të mos respektimit të shumicës në parti nga kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.
Nuk dihet e ardhmja politike e Vjosa Osmanit. Për të është përfolur se do të kalojë në Lëvizjen Vetëvendosje apo do të formojë parti politike. /Insajderi/