The Sun: Refugjatja nga Kosova që realizoi ëndrrën për tu bërë mjeke, mori çmimin “Miss Manchester”

The Sun: Refugjatja nga Kosova që realizoi ëndrrën për tu bërë mjeke, mori çmimin “Miss Manchester”

Fatime Gashi, 22 vjeçe, u shpall “Miss Manchester” vitin e kaluar, duke rrëmbyer titullin e shumë lakmuar nga mijëra vajza.

Ajo ishte lindur në një kamp refugjatësh maqedonas, pasi prindërit e saj ikën nga Kosova gjatë kohës së luftës.

Vitet e hershme të Fatime Gashit ishin shumë të vështira në Manchester, por gjithnjë i magjepste njerëzit me bukurinë e saj, shkruan The Sun.

Vitin e kaluar, ndërsa studionte për një diplomë në Universitetin e Salfordit, 22-vjeçarja hyri në garë për”Miss Manchester”, për të rrëmbyer kurorën e vajzës më të bukur në këtë qytet.

Fatimja promovoi veten e saj fillimisht në rrjetin social Instagram, nga ku edhe mori sugjerimet për tu futur në këtë konkurs, ndërsa fillimisht ajo nuk donte të konkurronte, deri sa prindërit e saj e bindën atë se do të ishte një mënyrë e mirë për të marrë një pushim nga studimet.

Dhe jo vetëm që ajo fitoi konkursin, duke fituar titullin në mesin e shumë vajzave, por Fatimja arriti të marrë edhe diplomën në degën e Shkencave Biomedikale.

Tani vajza me prejardhje shqiptare është duke marrë një pushim një vjeçar nga studimet e saj për t’u bërë një mjeke për të punuar në “Skin HQ”, një klinikë për kujdesin e lëkurës në Manchester.

Në një prononcim për Mail Online, ajo e cilësoi përvojën e saj në “Miss Manchester” si diçka që e përshkruan si ‘përvoja më e mahnitshme dhe e çmendur’.

E pasionuar me qytetin e saj ku u rrit dhe erdhi si fëmijë, ajo shpreson që së shpejti të kthehet në universitet për të marrë doktoraturën e saj në sëmundjet e lëkurës dhe për të gjetur një shërim për ekzemën.

Përkundër pamjes së saj të mirë, e diplomuara – e cila ishte e para në historinë e konkurrencës për të marrë një rezultat të përsosur – Fatmija dëshiron ‘të ripërcaktojë’ se çfarë do të thotë të bëhesh një mbretëreshë bukurie.

Ajo beson se ka më shumë gjëra të importuara në jetë sesa bukuria, duke shpjeguar se bukuria nuk është vetëm për të pasur një fytyrë të bukur, por bukuria e brendshme ndikon shumë në konkurrencë.

Duke dashur të kthejë dhe të kujtojë fillimet e saj të vështira në jetë, Fatimja kalon kohën e lirë duke bërë punë vullnetare dhe ndihmon në ngjarjet bamirëse, të cilat ajo thotë se është arsyeja kryesore e jetës.

Duke konkurruar në konkursin e radhës “Miss Anglia”, që si kompeticion mbledh vajzat e shpallura ‘miss’ në të gjitha qytetet, shqiptarja përfundoi në vendin e tretë përpara 20,000 pjesëmarrësve të tjera.

Dhe duke përdorur famën e saj të re, vajza e shpallur “Miss Manchester” dëshiron të ndryshojë perceptimin e njerëzve për refugjatët, duke shpresuar për të ndihmuar në heqjen e stigmës rreth tyre.

Ajo erdhi në Mançester në vitin 1999, në moshën dy vjeçare, pasi u arratis nga Kosova e shkatërruar nga lufta dhe shpjegon se është ‘gjithmonë mirënjohëse’ për mënyrën se si është mirëpritur në këtë vend me krahë të hapura.

Duke përmendur Brexit-in dhe krizën aktuale të refugjatëve, Fatimja kupton se disa njerëz që ikin nga lufta mund të ndjehen sikur askush nuk po u jep atyre një shans, por ajo dëshiron që refugjatët të dinë se mund të bëjnë ‘çdo gjë’.

“Njerëzit e përdorin fjalën ‘refugjatë’ si fyerje, por është e kundërta. Duke qenë një refugjat, ju keni forcë, dhe ju me të vërtetë mund të bëni çdo gjë që dëshironi”, shpjegoi ajo.

Fatimja ishte vetëm dy vjeçe kur prindërit e saj arritën me të në Mançester, me nënën e saj Qefseren e cila ishte shtatzënë me vëllanë e vogël të Fatimes.

Të transferuar nga kampi maqedonas, familja u strehua së bashku me 100 refugjatë të tjerë kosovarë ndërsa familja punoi për t’u stabilizuar në Britani të Madhe.

“Miss”-i ende jeton në shtëpi me nënën e saj, e cila punon për Amazon, dhe babain e saj Demush, i cili është një instruktor i ngasjes me profesion.

Gjatë kohës së studimeve, Fatimja ka punuar si një mësuese e matematikës, një modele me kohë të pjesshme, dhe ka bërë punë vullnetare në spitale në Manchester.

MANCHESTER, ENGLAND – MARCH 21: Miss Manchester Fatime Gashi attends ‘The Keeper’ European Premiere at Vue Printworks on March 21, 2019 in Manchester, England. (Photo by Shirlaine Forrest/Getty Images)

Ajo u frymëzua për t’u bërë doktoreshë në moshën tetë vjeçe, kur në një rast pati shumë temperaturë që e la atë në kujdesin intensiv dhe pothuajse i kushtoi me jetën e saj.

Mjekët madje përgatitën prindërit e Fatimes duke iu thënë atyre se do ta humbasin vajzën, por që fati kishte deshur që ajo ta kalonte me sukses edhe këtë sprovë.

22-vjeçarja se e gjithë familja e saj, duke përfshirë edhe vëllezërit e motrat më të vegjël Leutrin, 20 vjeç dhe Lorita, shtatë – si dhe gjyshërit, hallat dhe xhaxhallarët në Kosovë – janë të gjitha ‘krenarë’ për atë që ajo ka arritur.

“Këtë radhë do të shkoj për të konkurruar për ‘Miss North West’”, shtoi ajo. “Nëse unë fitoj, do të jem përsëri në finalen e Anglisë dhe këtë herë shpresoj ta fitoj”, ka përfunduar vajza me prejardhje shqiptare. /Telegrafi/