E çuditshme: ‘Koalicioni i shpresës’ ka shpenzuar më shumë para në fushatë se sa ‘PAN-i i korruptuar’

Lidhja Demokratike e Kosovës i prin listës së shpenzimeve të bëra gjatë fushatës zgjedhore. Partia e Isa Mustafës pasohet nga Vetëvendosja e Albin Kurtit. Vendin e tretë e zë koalicioni AAK-PSD, ndërsa të katërtin Partia Demokratike e Kadri Veselit.

E çuditshme: ‘Koalicioni i shpresës’ ka shpenzuar më shumë para në fushatë se sa ‘PAN-i i korruptuar’

Komisioni Qendror Zgjedhor sot ka publikuar raportin financiar se sa kanë harxhuar partitë politike për fushatën zgjedhore.

Në krye të listës është Lidhja Demokratike e Kosovës – e cila ka harxhuar hiç më pak se 730 mijë e 146.87 euro për paga, reklama, transport dhe shpenzime të tjera, shkruan Insajderi.


Shpenzimet e LDK-së|Fushata zgjedhore 2019

Menjëherë pas – radhitet Vetëvendosje e Albin Kurtit e cila po pretendon të ketë bashkëpunim me Lidhjen Demokratike të Isa Mustafës.


Shpenzimet e VV-së|Fushata zgjedhore 2019

Lëvizja për fushatë ka shpenzuar saktësisht 451 mijë e 979.85 euro, shkruan Insajderi.

Dy partitë që po synojnë të bëhen “Koalicion i Shpresës” – bashkërisht kanë harxhuar mbi 1 milion e 182 mijë euro.

Ndërsa partitë e krahut të kundërt që dikur ishin PAN, e që nga Vetëvendosje konsideroheshin të korruptuar, kanë shpenzuar shumë më pak për fushatën e zgjedhjeve të 6 tetorit, shkruan Insajderi.

AAK-PSD kanë harxhuar saktësisht 346 mijë e 544,15 euro, PDK 316 mijë e 346.32 euro, ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD 115 mijë e 863.80 euro.


Shpenzimet AAK-PSD|Fushata zgjedhore 2019

Shpenzimet e PDK-së|Fushata zgjedhore 2019

Shpenzimet Nisma-AKR-PD|Fushata zgjedhore 2019

 

Ndryshe, Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhje duke fituar 29 deputetë, LDK 28, PDK 24 deputetë, AAK-PSD 13 dhe Nisma Socialdemokrate 6 deputetë.

insajderi.com